Aktualitet

Gjendet i pajetë një trup në afërsi të Portit të Shëngjinit/ Dyshohet se viktima është nga Fushë-Kruja

Sipas verifikimeve viktima dyshohet se është me inicialet N.Z dhe mbi trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

4 Maj 2025, 17:26 Nga M.L
Gjendet i pajetë një trup në afërsi të Portit të
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Punonjësit e policisë kufitare të portit të Shëngjinit kanë gjetur një trup të pajetë i cili dyshohet se është një 37-vjeçar nga Fushë-Kruja. Sipas verifikimeve viktima dyshohet se është me inicialet N.Z dhe mbi trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Dyshohet se i ndjeri ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Shëngjin/Informacion paraprak. Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia kufitare e portit ne shengjin

Sondazh

Poll