4 Maj 2025, 12:46
Nga M.L
Policia
FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Fast Reaction'. I arrestuari me inicialet A.I, mbante pa dëshirën e saj dhe dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran. Autori u kap në tenativë për tu larguar nga banesa e tij me një automjet të marrë me qira.
Shtetasja italiane është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa ndaj të riut rëndon vepra penale 'dhuna në familje'.
Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj. Autori, me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje. Ai u kap në tentativë për t’u larguar, me automjet të marrë me qira.
Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë prane Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran, nga bashkëjetuesi i saj, i cili dhe e dhunonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacione dhe të koordinuara nga strukturat përfaqësuese të Italisë për sigurinë në Shqipëri, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë në drejtim të zonës së sinjalizuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të realizuara në kuadër të operacionit “Fast Reaction”, u kap në tentativë për t’u larguar nga banesa, me një automjet të marrë me qira, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. I., 27 vjeç. Shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.
policia e fierit
Aktualitet
4 Maj 2025, 12:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LAÇ- Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshm...
Aktualitet
4 Maj 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 48-vjeçari Jorgo Kumaraku është arrestuar në Durrës pasi vodhi me dhunë në nj&e...
Aktualitet
4 Maj 2025, 10:33
M.B
Foto ilustruese
BURREL- 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i një kompanie është arrestuar pasi për shkak të shembj...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:24
M.B
Eduart Çala
ELBASAN- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçarie një prej figurave të shquara të art...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Geri Bitri, një nga 5 të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës n&...
Aktualitet
4 Maj 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vran&eu...
Aktualitet
3 Maj 2025, 22:55
r.ll
vendngjarja
KURBIN- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur me armë zjarr...
Aktualitet
3 Maj 2025, 21:28
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Media italiane "La Repubblica" i ka kushtuar një artikull goditjes që fenomeni i erozionit i ka dhënë bregdetit ...
Aktualitet
3 Maj 2025, 18:48
r.ll
pamje nga tymi
BABRRU- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet shumë pranë...
Aktualitet
3 Maj 2025, 17:32
r.ll
millan radoicic
KOSOVË- Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur n&...