4 Maj 2025, 10:44
Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 48-vjeçari Jorgo Kumaraku është arrestuar në Durrës pasi vodhi me dhunë në një dyqan në Saransë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen. Policia bën me dije se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës, ai ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Policia thotë gjithashtu se 48-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga pas kërkimeve intensive 48-vjeçari që vodhi me dhunë në një dyqan në qytetin e Sarandës. Autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
jorgo kumaraku
Aktualitet
4 Maj 2025, 10:33
M.B
Foto ilustruese
BURREL- 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i një kompanie është arrestuar pasi për shkak të shembj...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:24
M.B
Eduart Çala
ELBASAN- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçarie një prej figurave të shquara të art...
Aktualitet
4 Maj 2025, 08:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Geri Bitri, një nga 5 të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës n&...
Aktualitet
4 Maj 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vran&eu...
Aktualitet
3 Maj 2025, 22:55
r.ll
vendngjarja
KURBIN- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur me armë zjarr...
Aktualitet
3 Maj 2025, 21:28
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Media italiane "La Repubblica" i ka kushtuar një artikull goditjes që fenomeni i erozionit i ka dhënë bregdetit ...
Aktualitet
3 Maj 2025, 18:48
r.ll
pamje nga tymi
BABRRU- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet shumë pranë...
Aktualitet
3 Maj 2025, 17:32
r.ll
millan radoicic
KOSOVË- Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur n&...
Aktualitet
3 Maj 2025, 17:15
r.ll
foto ilustruese
KLOS- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Sipas informacioneve, një...
Aktualitet
3 Maj 2025, 16:42
r.ll
vendngjarja
LAÇ- Arma me të cilën autori plagosi 5 persona në Laç është gjetur nga efektivët e policisë. A...