Politike

"Keni dëgjuar nga Edi Rama vetëm premtime dhe mashtrime"/ Berisha nga Hasi: Në këtë stad të moshës sime, nuk kam ambicie për pushtet apo para por të ndryshoj jetën e shqiptarëve

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se nga kryeministri Edi Rama i ka thënë qytetarëve vetëm premtime dhe mashtrime për 12 vite rradhazi në pushtet. Berisha shtoi se në këtë stad të moshës, nuk ka ambicie për para apo pushtet por e vetmja ambicie është t'i ndryshoi jetën shqiptarëve.

4 Maj 2025, 14:46 Nga M.L
"Keni dëgjuar nga Edi Rama vetëm premtime dhe mashtrime"/
Sali Berisha

HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se nga kryeministri Edi Rama i ka thënë qytetarëve vetëm premtime dhe mashtrime për 12 vite rradhazi në pushtet. Berisha shtoi se në këtë stad të moshës, nuk ka ambicie për para apo pushtet por e vetmja ambicie është t'i ndryshoi jetën shqiptarëve.

Berisha tha më tej se ka një ambicie të krijojë një mundësi për çdo shqiptar duke shtuar se qytetarët dhe të rinjtë kanë nevojë për mundësi reale jo për mundësi me lugë bosh, me fjalë bosh.

PJESË NGA FJALIMI:

"Në 12 vite, keni dëgjuar nga Edi Rama vetëm premtime dhe mashtrime. Po t’i bëni analizën në 12 vite, del që profesioni i tij në këto vite është vetëm vjedhja, vjedhja dhe mashtrimi. Unë nuk ju kërkoj juve as 4 vite, as 6 vite, as 12 vite. Në këtë stad të moshës sime, nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para. Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë.

Kam një ambicie të papërmbajtur, t’u kthej shqiptarëve paratë e tyre, e jo t’ua plaçkitin. Kam një ambicie të krijoj një mundësi për çdo shqiptarë, sepse këta qytetarë dhe të rinj  kanë nevojë për mundësi reale jo për mundësi me lugë bosh, me fjalë bosh.

Ftoj çdo socialistë, çdo të lëkundur dhe të paparti të Hasit, diasporën, të votojnë ndryshimin, shansin e madh të 100 ditëve dhe Shqipërisë. Shqipërisë do t’i hapim një kapitull të ri, do e ndajmë nga e keqja e madhe, do krijojmë një mundësi të re që vendi të ecë ne rrugën e zhvillimit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll