Politike

Kandidati për deputet në Korçë dhe vëllai i tij përfshihen në një incident me një shofer kamioni (PAMJE)

Paraprakisht bëhet me dije se në deklarimet e dhëna në prokurori, kandidati për deputet së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

4 Maj 2025, 07:39 Nga M.B
Kandidati për deputet në Korçë dhe vëllai i tij
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati janë përfshirë në një incident mbrëmjen e djeshme me një drejtues kamioni. Sipas pamjeve të shpërndara në media, duke një moment debati apo përplasjeje mes tre personave.

Paraprakisht bëhet me dije se në deklarimet e dhëna në prokurori, kandidati për deputet së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Të tre personat janë shoqëruar pas incidentit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Momentalisht nuk ka asnjë reagim zyrtar nga palët si dhe nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur apo indicien e ngjarjes.

Kandidati për deputet në Korçë dhe vëllai i tij
Foto nga vendi i ngjarjes

korca bledion nallbati

Sondazh

Poll