Politike

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime pa shkelur me këmbë

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

3 Maj 2025, 22:47 Nga r.ll
Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka
edi rama

TIRANË- kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat, që kryedemokrati, Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale. I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha për A2CNN se Berisha nuk ka "lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë së tij" pa i përmendur". 

“Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”, tha Rama.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin... Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj Rama.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll