Politike

Kandidatë me probleme me SPAK në listat e PS, Rama: Kemi kritere të brendshme

I pyetur rreth përfshirjes së disa kryebashkiakëve në lista, Rama tha se ata do të sjellin kapacitet e tyre përfaqësues të atij komuniteti ku sipas tij kanë bërë sukses.

3 Maj 2025, 22:02 Nga r.ll
Kandidatë me probleme me SPAK në listat e PS, Rama: Kemi kritere
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme përzgjedhjen e bërë për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur rreth përfshirjes së disa kryebashkiakëve në lista, Rama tha në intervistën për A2CNN se ata do të sjellin kapacitet e tyre përfaqësues të atij komuniteti ku sipas tij kanë bërë sukses.

Sa i përket personave që kanë probleme me SPAK, si Plarent Ndreca, ndërkohë që mungojnë emra si Ditmir Bushati, Denis Deliu, kryeministri tha: “Ai nuk është i pandehur dhe as i dënuar. Ne kur hartojmë listat kemi një listë të caktuar kriteresh që nuk janë të lidhura me thjesht ato që mund të shikoni ju nga jashtë, por me shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë më skuadrën, përkushtimin, etj. Fakti që nuk janë pjesë, nuk do të thotë që vlejnë më pak”.

edi rama

Sondazh

Poll