Politike

"Plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve, tendencë që po rritemi ekonomikisht", Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet e madhe sa BE

Kryeministri u shpreh se shqiptarët do të kthehen nga mërgimi sapo Partia Socialiste sipas tij të bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në BE, në vitin 2030.

3 Maj 2025, 22:17 Nga r.ll
"Plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve, tendencë që
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i sheh si shqetësues, raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që vlerësojnë se Shqipëria kryeson për normat në rënie të lindjes dhe plakjen e popullsisë.

Në intervistën për A2CNN, Rama tha demografia është shqetësim për të gjithë Europën, jo vetëm për Shqipërinë, por rënia e lindjeve sipas tij është karakteristikë e vendeve që rriten ekonomikisht. Më tej, kryeministri u shpreh se shqiptarët do të kthehen nga mërgimi sapo Partia Socialiste sipas tij të bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në BE, në vitin 2030.

“E kërcënojnë nëse flasim për një afat shumë të gjatë, por ndërkohë kam shumë besim që shenjat e kthimit të shqiptarëve, do të vijnë duke u forcuar dhe në momentin kur do të arrijmë të anëtarësojmë Shqipërinë në BE dhe të rrisim pagat aty ku i kemi projektuar në Shqipërinë 2023, shqiptarët do të kthehen gjithnjë e më shumë këtu”, deklaroi Rama.

Ai foli po ashtu dhe lidhur me rëndësinë e pasaportës europiane, të cilën Partia Socialiste e ka premtimin kryesor të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

“Pasaporta europiane është status i ri, për ty personalisht që sot, ti je një shqiptar, je i huaj për BE-në, pavarësisht se je pjesë e një populli që është ndër më të vjetrit në Europë, dhe që gjeografikisht banon mu në zemër të Europës. Me marrjen e asaj pasaporte, ti nuk do të jesh më i huaj në BE dhe Shqipëria do të bëhet e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do të bëhet e vogël sa Shqipëria. Kjo është pasaporta europiane”, tha Rama.

Në vijim, Rama tha se nuk kemi të bëjmë me një simbolikë, por rëndësinë e të jetuarit si qytetar i BE-së, duke përfituar nga shërbimet shëndetësore, arsimore etj...

“Kjo nuk është simbolikë dhe radha në aeroport është më e pakta. Nëse je i huaj në BE, si i huaj nuk je i barabartë me qytetarët e BE. Ndërsa je me pasaportë europiane je i barabartë me të gjithë qytetarët e BE.  Studentët nuk do ta paguajnë dhjetëfish, siç paguajnë sot kur nuk janë qytetarë të BE-së. Kanë të njëjtin akses në sistemin shëndetësor të Europës, etj. Pra kthehemi në qytetarë të një hapësire shumë të madhe që nuk rrethohet më nga kufijtë e Shqipërisë, por të BE-së”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll