Aktualitet

Mbante kallashnikov në banesë/ Në pranga 36-vjeçari në Mamurras, Policia: Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës nëse është përdorur në krim

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e Ermal Llozhit, blutë sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

3 Maj 2025, 12:28 Nga E. D
Mbante kallashnikov në banesë/ Në pranga 36-vjeçari
arma

MAMURRAS- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e Ermal Llozhit, blutë sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Sipas njoftimit arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij,organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Information”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit E. Ll, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike,1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë  për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ermal llozhit

Sondazh

Poll