Aktualitet

‘Vdiq nga uria’, Bedri Elezi jep lajmin e trishtë: Një shqiptar humbi jetën në burgjet kurde, ka edhe të tjerë

20 Janar 2020, 12:04 Nga DOSJA
‘Vdiq nga uria’, Bedri Elezi jep lajmin e trishtë: Një

TIRANE- Bedri Elezi, Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, njofton se një luftëtar shqiptar i cili i ishte bashkuar ISIS, ka humbur jetën në burgjet kurde. Në një lidhje skype në “Abc News”, Elezi tha, se i riu ka vdekur nga uria, dhe ishte arrestuar nga forcat kurde dhe shtoi se në burgjet kurde ka edhe shqiptarë të tjerë.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve. Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai.

Lufta në Siri ka nisur në vitin 2014 dhe në Siri kanë shkuar dhjetëra shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe gratë e fëmijët nuk i shpëtuan influencës dhe lavazhit të terroristëve, dhe iu bashkuan “Xhihadit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bedri elezi burgjet kurde lufta ne siri shqiptaret ne siri bedri elezi burgjet kurde lufta ne siri shqiptaret ne siri

Sondazh

Poll