Aktualitet

Drogë çokollatë nga Greqia në Shqipëri/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Pajtim Agën dhe 6 të arrestuarit e t

20 Janar 2020, 12:02 Nga DOSJA
Drogë çokollatë nga Greqia në Shqipëri/ Prokuroria

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për Pajtim Agën, vëllain e Robert Agës dhe 6 të arrestuarit e tjerë, të cilët ranë në prangat e policisë për trafik droge.  Prokurori Robert Kote ka deklaruar se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollate. Pritet që seanca ndaj tyre të zhvillohet ditën e nesërme.

Më 18 janar Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate gjatë operacionit të koduar “TRANZIT”. Sipas Policisë 7 të arrestuarit merrnin kanabisin në formë çokollate në Greqi, e kalonin atë mes Konispolit, e më pas e sillnin në Tiranë. Më pas ata e trafikonin atë drejt një qyteti verior, për të dalë sërish jashtë Shqipërisë. Personat e arrestuar nga aksioni i Policisë që u zhvillua në 4 qytete janë:  Pajtim Aga, 51 vjeç, Marsilda Piperi, 32 vjeçe nga Gjirokastra, Fatjon Dedaj, 37 vjeç, bashkëjetues me Piperin, Shkëlqim Mazari, 51 vjeç, banues në Kombinat, si edhe Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë,  Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë dhe  Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Pajtim Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, i cili ishte pjesë e përgjimeve të “Bild”, ku fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Pas arrestimit të të vëllait Robert Aga u shkarkua nga detyra.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni tranzit pajtim aga robert aga operacioni tranzit pajtim aga robert aga

Sondazh

Poll