Aktualitet

Enigma e bursës së shkollës së 17-vjeçares nga Fieri/ Ping-Pong midis institucioneve, mamaja: Viti i dytë që nuk kemi marrë paratë

Në bazë të vendimit nr 135 dt 21.12.2023 të këshillit bashkiak Fier për miratimin e bursave të shtetit për nxënësit që ndjekin programet mësimore pranë shkollave të mesme e profesionale, “Rakip Kryeziu dhe Petro Sota” në Tiranë përfituese është dhe vajza 17-vjeçare e zonjës.

2 Maj 2025, 22:33 Nga r.ll
Enigma e bursës së shkollës së 17-vjeçares nga Fieri/
foto ilustruese

FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një vajze 17-vjeçare nga Fieri, e cila është shpërngulur në Tiranë për studime.

Për ta sqaruar, bursa e shkollës është një pagesë mujore e cila i jepet nxënësve të arsimit 9 vjecar dhe të mesëm sipas  tre kriteret ku merren parasysh, kriteri ekonomik, rezultatet e arritura dhe kategoritë jashtë kriterit ekonomik. Kjo student e ka përfituar me statusin e dy prindërve invalid. Për një moment, nëna e vajzës dyshon se ky problem është shkaktuar nga një ngatërresë në dokumentacionin e bursës që lidhet me emrin e shkollës.

Në bazë të vendimit nr 135 dt 21.12.2023 të këshillit bashkiak Fier për miratimin e bursave të shtetit për nxënësit që ndjekin programet mësimore pranë shkollave të mesme e profesionale, “Rakip Kryeziu dhe Petro Sota” në Tiranë përfituese është dhe vajza 17-vjeçare e zonjës. Por ndërsa në vendim janë cituar këto dy shkolla, vajza studionte në gjimnazin Besnik Sykja.

Nga ky gabim, nisi më pas një përcjellje derë më derë sa në Bashkinë e Fierit e sa në institucionet arsimore, që vazhdoi për disa muaj, derisa familjarët e vajzës, të lodhur hoqën dorë.

Pa i marrë paratë e bursës, madje pa e ditur ende sot se ku kanë përfunduar....

Sidoqoftë, për vitin e ri shkollor 2024-2025, edhe njëherë zonja vendosi të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, me shpresën se vajza do të bëhej përfituese e një burse, aq e nevojshme për të. Bursa u përfitua me vendimin e këshillit bashkiak Fier nr.141 datë 23.12.2024 e cila rezulton e treta sipas kërkesave të paraqitur në Bashkinë Fier nga Personat e interesuar., e firmosur nga vetë kryetari Armando Subashi.

Për të dytin vit radhazi, sorollatjet sa në Tiranë dhe Fier vazhduan pa marrë asnjë përgjigje. Ndoshta për t’ju shmangur përgjejësive, zonjës i kërkohet të bëjë ankesa drejtuar titullarëve të institucioneve. Pasi nuk merr asnjë përgjigje, pavarësisht premtimeve, nëna e vajzës vendos t’i drejtohet zyrës së informacionit për më shumë të dhëna për cështjen e saj.

Punonjësi i informacionit lajmëron shefin e tij, por edhe ky i fundit i përcjell Kërkesa e radhës, i shtohet numrit të shkresave dhe ankesave që ka bërë kjo zonjë për muaj të tërë. Punonjësja e zyrës arsimore sapo pranoi gabimin e bërë në dokumentacion nga ana e tyre.

Por as aty smorëm pergjigje ndaj shkojmë tek bashkia Tiranë, e cila dhe kjo e fundit na drejton drejt Fierit, ku kërkojmë juristen. Kjo e fundit e zënë ngushte nga ne, largohet pa na dhënë një përgjigje. Teksa presim të marrim informacion se cfarë ka ndodhur me keto fonde, telefonojmë kryetarin e bashkisë Fier, Armando Subashi me shpresë se ky i fundit do të na japë një zgjidhje./ Piranjat.al

fier bursa shkolle

Sondazh

Poll