Aktualitet

"E papranueshme që përdoret viza turistike për të lindur në SHBA," ambasada amerikane: Mund të humbisni të drejtën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada sqaron se fenomeni i turizmit të lindjes është i paparanueshëm dhe se do të refuzohen nga oficerët konsullorë.

2 Maj 2025, 20:14 Nga N.F
"E papranueshme që përdoret viza turistike për të
ambasada

TIRANË- Ambasada e SHBA-ve ka dalë më një njoftim të rëndësishëm ku i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike drejt SHBA-së. Njoftimi është konkretisht për personat që udhëtojnë me qëllim për të lindur në SHBA.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada sqaron se fenomeni i turizmit të lindjes është i paparanueshëm dhe se do të refuzohen nga oficerët konsullorë. Më tej theksojnë se nëse viza turistike keqpërdoret për këtë qëllim atëherë qytetarët mund të humbasin të drejtën për vizë apo për të udhëtuar në SHBA.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA.

Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thote ambasada.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll