Aktualitet

Elona Lalaj emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë Bashkiake të Tiranës

Lalaj u prezantua nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. 

2 Maj 2025, 17:15 Nga r.ll
Elona Lalaj emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë
elona lalaj

TIRANË- Një grua do të marrë drejtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës. Elona Lalaj do të jetë drejtoresha e re e Përgjithshme Policisë Bashkiake të kryeqytetit. Lalaj u prezantua nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. 

“Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së  Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranë. 

Para disa vitesh, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier dhe vjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Tonin Beni ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës. 

elona lalaj

Sondazh

Poll