Aktualitet

Zjarri te apartamenti në zonën e Komunës së Parisit, policia: Nuk ka persona të lënduar

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

2 Maj 2025, 15:15 Nga r.ll
Zjarri te apartamenti në zonën e Komunës së Parisit,
pamje nga pallati

TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Po ashtu bëhet me dije se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll