Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie Florenc Çapja

Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

2 Maj 2025, 17:17 Nga N.F
U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta
Florenc Çapja

RINAS- Florenc Çapja ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Policia e Shtetit ka finalizuar ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të 44-vjeçarit. Ai është një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare.

Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.

Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.

florenc Çapja

Sondazh

Poll