Politike

Rama batuta me kandidatin për deputet në Burrel: U ndalëm pimë një gotë ujë, ka pasur shpenzime Agroni dhe nuk na dha kafe

Ai foli dhe për ndërtimin e rrugës Skuraj- Burrel të cilën për nga gjatësia e krahasoi me Rrugën e Arbrit. 

2 Maj 2025, 16:49 Nga r.ll
Rama batuta me kandidatin për deputet në Burrel: U ndalëm
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste, ndaloi fjalën e tij pasi po këndonte ezani. Më pas teksa rinisi fjalimin e tij, iu drejtua dhe kandidatit për deputet, ish-kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malajt, duke i thënë se nuk iu dha kafe se ka pasur shpenzime. Ai foli dhe për ndërtimin e rrugës Skuraj- Burrel të cilën për nga gjatësia e krahasoi me Rrugën e Arbrit. 

"Para se të vinim këtu, u ndalëm pimë një gotë ujë, se ka pasur shpenzime Argoni dhe nuk na dha kafe. Tha unë ca kisha për të bërë bëra më të mirën e mundshme, tani vetëm një gjë ka mbetur, rruga Skuraj-Burrel. I them sa kilometra është, nuk është shumë tha 36 km.

I them kjo është rruga e dytë e Arbrit. U hodh kryetari i bashkisë së Dibrës tha “jo tha nuk ke pse e bën. Mbaheni ashtu që ta kujtojnë njerëzit si ishte dhe si u bë, që kur të shkojnë nga rruga e Arbrit të shohin si u bë, kur të shkojnë  atje, të kujtohen si ishte”,. E kuptoni tani ju, por ne do ta bëjmë atë.", tha Rama. 

edi rama ne burrel

Sondazh

Poll