Politike

“PS po keqpërdor administratën publike”/ Vokshi: Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë

Duke folur para SPAK Vokshi tha për gazetarët se me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. Vokshi gjithashtu u bëri thirrje nënpunësve të mos bëhen pjesë në krime elektorale.

2 Maj 2025, 11:44 Nga E. D
“PS po keqpërdor administratën publike”/
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK si palë kallëzuese për krimet zgjedhore, për të dhënë informacione shtesë lidhur me denoncimet e bëra. Duke folur para SPAK Vokshi tha për gazetarët se me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. Vokshi gjithashtu u bëri thirrje nënpunësve të mos bëhen pjesë në krime elektorale. Ndër të tjera ajo theksoi se çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë.

"Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë.

Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë," tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll