Politike

"Rruga e Arbrit do të rrisë investimet në turizëm", Rama në Burrel: Ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve, mandatin e katërt do të bëjmë dhe rrugën që lidhet me Ulzën

Ai u shpreh se në 10 vjeçarin e ardhshëm, Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropoliti shqiptar. 

2 Maj 2025, 16:32 Nga r.ll
"Rruga e Arbrit do të rrisë investimet në
edi rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Burrel ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët. Rama e nisi fjalën e tij me hapjen e Rrugës së Arbrit, ku tha se vlera më e madhe ekonomike që do të sjellë është hapja e horizonit për investimet në turizëm.

Ai u shpreh se në 10 vjeçarin e ardhshëm, Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropoliti shqiptar. Mes batutash, kreu i qeverisë tha se ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve, ndërsa shtoi se në mandatin e katërt do të bëhet dhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën. 

"E di që ka akoma për të bërë. Vlera me e madhe ekonomike që do të sjellë Rurga e Arbrit është se do të hapë horizont të ri për investimet në turizëm. Në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit në Shqipëri. Shpresoj brenda këtij viti të kryejmë dhe rrugen e Lurës. E di që këtu ka konkurrencë mes dibranëve dhe matjanëve. Mandatin e katërt mbetet për tu bërë rruga që lidh Burrelin me Ulzën. Pasi është një zonë shumë e bukur.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll