Politike

Celibashi pas takimit me ambasadorin Gonzato: Komunikime periodike me SPAK këtë javë! U kemi vënë në dispozicion gjithçka

Celibashi u shpreh para gazetarëve se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE.

2 Maj 2025, 10:45 Nga E. D
Celibashi pas takimit me ambasadorin Gonzato: Komunikime periodike me SPAK
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celibashi u shpreh para gazetarëve se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE.

Më tej ai tha se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë për të pasur zgjedhje me integritet. Ndër të tjera ai theksoi se këtë javë kanë pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime.

"Takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. Me siguri do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë tona për të pasur zgjedhje me integritet.

Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll