Sport

Sirena spanjole për Wirtz: ai mund të ndjekë Xabi Alonson te Real Madridi

Një kalim i mundshëm i Alonsos në Madrid mund të shkaktojë një efekt domino me pasoja të rëndësishme edhe në treg

2 Maj 2025, 10:00 Nga DOSJA
Sirena spanjole për Wirtz: ai mund të ndjekë Xabi Alonson te Real

GJERMANI - Sipas TEAMtalk, nëse Xabi Alonso do të bëhet trajneri i ri i Real Madridit, Florian Wirtz  mund ta ndiqte atë në kryeqytetin spanjol.

Talenti i ri i Bayer Leverkusen, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Alonsos, do të ishte shumë i interesuar të vazhdonte të punonte me trajnerin spanjol edhe jashtë Bundesligës.

Pasiguria rreth të ardhmes së Carlo Ancelottit po nxit thashethemet për një ndryshim të mundshëm në stolin e Los Blancos. Pavarësisht respektit të madh për trajnerin italian, fati i tij në Madrid nuk është përcaktuar ende qartë dhe Xabi Alonso, një ish-lojtar shumë i dashur nga tifozët e Madridit dhe trajneri aktual i njohur në Gjermani, konsiderohet kandidati kryesor për të vazhduar trashëgiminë e tij.

Florian Wirtz, një sulmues i lindur në vitin 2003, ishte një nga protagonistët absolutë të sezonit triumfues të Leverkusen dhe vlera e tij në treg është vazhdimisht në rritje (sipas portalit  Transfermarkt, aktualisht vlen 140 milionë euro).

Lidhja teknike dhe njerëzore me Alonson mund të jetë vendimtare në zgjedhjet e tij të ardhshme. Një mbërritje e mundshme e Alonsos në Madrid mund të shkaktojë një efekt domino me pasoja të rëndësishme edhe në treg. Ndërkohë, këtë sezon Wirtz ka bërë 42 paraqitje, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll