2 Maj 2025, 00:16
Nga DOSJA
SPANJE - Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ‘Marca’, Rodrygo Goes i ka komunikuar Real Madridit dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi në fund të këtij sezoni. Sulmuesi 24-vjeçar brazilian e sheh largimin si hapin më të mirë për zhvillimin e tij profesional, veçanërisht pas ardhjes së Kylian Mbappé-së dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të Vinícius Júnior, të cilët kanë kufizuar ndjeshëm hapësirat e tij në fushë.
Një prej klubeve që po ndjek me vëmendje situatën e Rodrygos është Chelsea. Sipas revistës ‘Forbes’, klubi londinez kishte bërë një ofertë prej 110 milionë dollarësh për brazilianin që në dhjetor të vitit 2023, por ajo ishte refuzuar nga Real Madridi. Megjithatë, interesimi i Chelsea-t nuk është zbehur dhe anglezët janë të gatshëm të rikthehen me një tjetër ofertë të rëndësishme për ta transferuar futbollistin në ‘Stamford Bridge’.
Rodrygo është i lidhur me Real Madridin me kontratë deri në vitin 2028, por pakënaqësia e tij në rritje për rolin gjithnjë e më dytësor nën drejtimin e Carlo Ancelottit mund ta shtyjë drejt një aventure të re. Tashmë, drejtuesit e klubit madrilen do të duhet të peshojnë seriozisht ofertat që do të vijnë pas përfundimit të sezonit, duke marrë në konsideratë si aspektin financiar, ashtu edhe ndikimin sportiv që do të kishte largimi i tij.
Gjatë sezonit aktual 2024-2025, Rodrygo ka regjistruar 13 gola dhe 10 asistime në 50 paraqitje, duke dëshmuar ende se është një lojtar me rendiment të lartë, pavarësisht minutave të pakta.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Maj 2025, 23:00
SPANJE - Manchester United bën një hap shumë të madh drejt finales së Europa league. Skuadra e Ruben Amorim arriti të marrë n...
Sport
1 Maj 2025, 21:04
TIRANA - Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë pas plot 22 vitesh pritje. Skuadra kryeqytetase arriti të triumf...
Sport
1 Maj 2025, 18:50
ELBASAN - Luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias. Nj&e...
Sport
1 Maj 2025, 18:00
GJERMANI - Holandezi Erik ten Hag është i papunë, pasi u largua nga roli i tij si trajner i Manchester United.
Ai është përfolur ...
Sport
1 Maj 2025, 17:30
SPANJE - Pas performancës së shkëlqyer kundër Interit (3-3) , në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës s&...
Sport
1 Maj 2025, 17:00
ANGLI - Gratë transgjinore nuk do të lejohen më të garojnë në futbollin e femrave në Angli, pas nj&e...
Sport
1 Maj 2025, 16:30
ITALI - Disa orë pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis ...
Sport
1 Maj 2025, 16:00
SPANJE - Zvonimir Boban foli në studiot e Sky Sport në fund të ndeshjes Barcelonë - Inter, me terma jo shum&eu...
Sport
1 Maj 2025, 15:46
TIRANE - Nga sot, Lara Colturi është zyrtarisht sportiste kuqezi, të paktën për edicionin e ardhshëm. Ka përfunduar afati i t...
Sport
1 Maj 2025, 15:45
SPANJE - Betis dhe Fiorentina përballen këtë të enjte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës ...