Sport

Rio Ferdinand i çmendur pas Lamine Yamalit: "Topi i Artë, Topi i Artë, Topi i Artë"...

"Mendoj se tani për tani nuk e di nëse ka ndonjë lojtar më emocionues për t'u parë në stadium. Ai duhet ta fitojë Topin e Artë, Topin e Artë, Topin e Artë", përsëriti ai tri herë, duke parë në kamera.

2 Maj 2025, 08:00 Nga DOSJA

Rio Ferdinand i çmendur pas Lamine Yamalit: "Topi i Artë, Topi

SPANJE - Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand, e vlerësoi Yamalin në profilin e tij X pas paraqitjes së pandalshme të asit të Blaugranëve kundër Interit.

"Si një talent i pastër futbolli, do të thoja se Lamine Yamal është në një nivel tjetër në krahasim me çdo lojtar që luan në 5 ligat më të mira në botë. 17 vjeç. Vërtet i pabesueshëm", shkroi ai.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube "Rio Reacts", ai shtoi: "Mendoj se tani për tani nuk e di nëse ka ndonjë lojtar më emocionues për t'u parë në stadium. Ai duhet ta fitojë Topin e Artë, Topin e Artë, Topin e Artë", përsëriti ai tri herë, duke parë në kamera.

Më pas ai shtoi: “Pasi bëri atë që ka bërë që kur fitoi Kampionatin Evropian, duke shënuar në raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ai e meriton. Ka lojtarë që kanë edhe ato statistika, por loja nuk është vetëm kaq, por ajo që sheh me sytë e tu, emocionet që jep lojtari dhe ndikimi që mund të ketë në një stadium dhe tek njerëzit në shtëpi, duke i mbajtur ata në divan dhe duke i brohoritur.”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll