Sport

VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë!

Dinamo zhbllokon ndeshjen e para, por në mbyllje të 45 minutëshit Guindo barazpeshon gjithçka!

1 Maj 2025, 18:50 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë e finales së Kupës

ELBASAN - Luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias. Një ndeshje mes dy skuadrave që edhe në sezonin e gjatë të kampionatit kanë qenë mes më të mirave dhe në garë jo vetëm për në 4-shen e “Final Four” por edhe për titullin kampion.

Të parët që kaluan në avantazh ishin dinamovitët e Ilir Dajës me Mandelën në minutën e 17-të.

Nuk u dorëzua në asnjë moment edhe Egnatia e cilsa pak përpara mbylljes së 45 minutëshit arriti të konkretizoi një nga rastet e shumta që krijoi për gol. Kështu në minutat shtesë të pjesë së pare Guindos shënoi golin për 1-1 duke i çuar të dyja skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll