Plagosja e Sidi Velajt në Orikum/ Arrestohet Emiljano Belloj, ndihmoi autorin, Qerim Belloj
foto ilustruese VLORË- Policia ka vënë në pranga Emiljano Bellojn, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin Qerim Belloj, p&...
Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara.

TIRANË- Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për tu kthyer më pas në sallam. Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara.
Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.
Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza. Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit.
Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse. Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit.
Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin. Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”./OraNews
foto ilustruese VLORË- Policia ka vënë në pranga Emiljano Bellojn, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin Qerim Belloj, p&...
Eris Mehmetaj VLORË- Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj, i cili u akuzua për sigu...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Hetuesit kanë në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i për...
Qytetaret ELBASAN- Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” të Elbasanit ka tronditur banorët aty rreth e r...
DURRË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga polica, pasi nëpërmjet postimeve në TikTok, ka bërë thirrje ...
foto nga vendngjarja ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga shpëthimi me lëndë plasëse në një banesë n&eum...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëh...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës t&e...
foto ilustruese BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar gjatë vite burg për një pedofil, cili ngacmoi seksualisht një djalë t&...
Arrestimi LAÇ- Everest Aliu alias Everest Veseli, 34-vjeç është vënë në pranga në Laç me qëlli...