Aktualitet

Shpërthimi me lëndë plasëse në katin e parë të pallatit në Elbasan/ Kryefamiljari e inskenoi vetë ngjarjen për të përfituar azil në një vend të BE-së

Mësohet se ngjarja është inskenuar nga pronari Ardit Pepa i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE.

1 Maj 2025, 11:05 Nga E. D
Shpërthimi me lëndë plasëse në katin e parë
foto nga vendngjarja

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga shpëthimi me lëndë plasëse në një banesë në Elbasan. Mësohet se ngjarja është inskenuar nga pronari Ardit Pepa i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE.

Gjithashtu bëhet e ditur se Ardit Pepa ka kaluar kufirin për në Greqi pak minuta pas mesnate me gruan dhe fëmijën ndërkohë që vetëm pak minuta më pas nipi i tij ka vendosur sasinë e lëndës plasëse në banesë. Ndërkohë ai është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Nga dëshmitë dhe provat e deri tanishme thuhet se familjarët që posedojnë këtë apartament rezultojnë që jetën e tyre e jetojnë mes Shqipërisë si dhe një vendi në BE. Po ashtu thuhet se ata shkojnë gjithmonë në të njëjtin shtet dhe pas disa muajsh pune kthehen sërish në Shqipëri.

elbasan

Sondazh

Poll