Aktualitet

Plagosja e Sidi Velajt në Orikum/ Arrestohet Emiljano Belloj, ndihmoi autorin, Qerim Belloj

Sipas njoftimit gjykata e Vlorës ka caktuar për 36-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

1 Maj 2025, 12:05 Nga E. D
Plagosja e Sidi Velajt në Orikum/ Arrestohet Emiljano Belloj, ndihmoi
foto ilustruese

VLORË- Policia ka vënë në pranga Emiljano Bellojn, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin Qerim Belloj, për plagosjen e Sidi Velajt në Orikum, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti. Sipas njoftimit gjykata e Vlorës ka caktuar për 36-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V.

emiljano belloj qerim belloj sidi velajt

Sondazh

Poll