1 Maj 2025, 11:17
Nga E. D

DURRË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga polica, pasi nëpërmjet postimeve në TikTok, ka bërë thirrje për akte të dhunshme, përfshirë nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit. Sipas policisë Devis Faruku në një prej videove, u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik.
Njoftimi i Policisë:
Bëri thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet postimeve në TikTok, për akte të dhunshme, përfshirë nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale, konstatuan postime të publikuara nga një adresë false në rrjetin social TikTok, ku një shtetas bënte thirrje për akte dhune.
Menjëherë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nisi punën për identifikimin e autorit të këtyre postimeve.
Falë bashkëpunimit të ngushtë me platformat e rrjeteve sociale dhe veprimeve të specializuara hetimore, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bë i mundur identifikimi i autorit të materialeve të dhunshme, duke mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme për të parandaluar ngjarjen e mundshme.
Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës (Stacioni i Policisë Manzë), u kap dhe u shoqërua shtetasi D. F., 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, Sukth, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u ndalua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik.
Ndërkohë, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke ndjekur procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së përmbajtjeve të dhunshme dhe në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ndjekje ligjore ndaj çdo akti që cenon sigurinë dhe rendin publik.
policia devis faruku
Aktualitet
1 Maj 2025, 11:05
E. D
foto nga vendngjarja
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga shpëthimi me lëndë plasëse në një banesë n&eum...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:57
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëh...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:56
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës t&e...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:29
E. D
foto ilustruese
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar gjatë vite burg për një pedofil, cili ngacmoi seksualisht një djalë t&...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:16
M.B
Arrestimi
LAÇ- Everest Aliu alias Everest Veseli, 34-vjeç është vënë në pranga në Laç me qëlli...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjes...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:04
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol n&eu...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:51
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditu...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:13
M.L
Foto ilustruese
MEMALIAJ– Një motomjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi ...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:06
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natën në një lagje periferike të...