1 Maj 2025, 10:56
Nga M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin. Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në tetë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas dështimit të përpjekjes së nëntë për konsistituimin e Kuvendit. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit “ka vendosur ta vazhdojë talljen”, teksa ka thënë se me propozimin për ndërrim të formës së votimit LVV-ja ka bërë “shkelje të hapur kushtetuese”. Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër votimit të të propozuarës së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka pyetur se çfarë borxhi i ka Kurti Haxhiut që nuk po ndryshon emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, siç kanë kërkuar partitë tjera. Krasniqi ka thënë se Kurti po e konsideron më të rëndësishme Haxhiun sesa Kuvendin e Kosovës./ REL
kosova
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:29
E. D
foto ilustruese
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar gjatë vite burg për një pedofil, cili ngacmoi seksualisht një djalë t&...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:16
M.B
Arrestimi
LAÇ- Everest Aliu alias Everest Veseli, 34-vjeç është vënë në pranga në Laç me qëlli...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjes...
Aktualitet
1 Maj 2025, 10:04
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol n&eu...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:51
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditu...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:13
M.L
Foto ilustruese
MEMALIAJ– Një motomjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi ...
Aktualitet
1 Maj 2025, 09:06
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natën në një lagje periferike të...
Aktualitet
1 Maj 2025, 08:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sasi lëndë plasëse është venosur në gomën e parë të automjetit t&eu...
Aktualitet
1 Maj 2025, 08:00
E. D
foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrug...
Aktualitet
1 Maj 2025, 07:41
foto ilustruese
KOSOVË- Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës ë...