Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, raportohen vetëm dëme materiale

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk ka pasur njeri.

1 Maj 2025, 09:06 Nga E. D
Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, raportohen
foto ilustruese

ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit. Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk ka pasur njeri. Gjithashtu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

lende plasese ne elbasan

Sondazh

Poll