Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 3 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

1 Maj 2025, 07:05 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 3 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 29°C,

në vendet e ulëta: 9 / 28 °C,

në vendet malore: 5 / 22 °C.

moti

Sondazh

Poll