Aktualitet

Shkuan në postë për të marrë tre pako me drogë/ Kapen në flagrancë 2 grekë dhe një shqiptar në Patra, marijuana me vlerë 23 mijë euro vinte nga Tajlanda

Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra.

30 Prill 2025, 19:35 Nga N.F
Shkuan në postë për të marrë tre pako me drogë/
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanëv vënë në pranga tre persona pas një operacioni antidrogë në Patra. Mësohet se në pranga janë vënë dy grekë dhe një shqiptar. Ata u arrestuan për trafik dhe import droge nga jashtë vendi.

Ata u kapën në flagrancë teksa merrnin tre pako, të cilat mbërritën në degën qendrore të Postës Helenike (ELTA) në Patra e cila kishte ardhur nga Tajlanda, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.

Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra. Kur kanë shkuar në Postë dhe i kanë marrë, menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka arrestuar.

Mes të arrestuarve, është edhe një person që dyshohet se ka lidhje me pronësinë e një lokali të njohur nate në qytet. Në kontrollin e një shtëpie “mashtruese” që ai ruante, policia gjeti dhe sekuestroi 36 gr. kokainë dhe dy peshore elektronike precize.

I riu shqiptar njihet për autoritetet vendase të rendit, pasi u arrestua sërish disa ditë më parë për një rast droge. Informacioni për veprimin e tyre ra në vëmendjen e oficerëve të Departamentit të Drogës së Patrës rreth një muaj më parë dhe në bashkëpunim me Doganën u identifikua ngarkesa e paligjshme, e cila hyri në vend me rrugë ajrore nga Tajlanda dhe më pas u shpërnda në selinë e ELTA-s.

policia greke

Sondazh

Poll