Aktualitet

Vendoset lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali, shkaktohen dëme materiale

Bëhet e ditur se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

1 Maj 2025, 08:52 Nga E. D
Vendoset lëndë plasëse në gomën e parë të
foto ilustruese

TIRANË- Një sasi lëndë plasëse është venosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali. Bëhet e ditur se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak: Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

tirane

Sondazh

Poll