30 Prill 2025, 21:17
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Astiri u shpreh se edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po bën çdo gjë për të mashtruar qytetarët dhe se ka bllokuar debatet.
Sipas tij Rama i ka ndaluar debatet pasi janë të gjithë kundër kryeministrit. Berisha shtoi se Rama zhvillon dhe bën polle për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij rezultati i 11 majit do të jetë polli i polleve pasi qytetarët do i japin vendimin e tyre.
"Miq, tetë ditë na mbetën. Në këtë betejë epike, në këtë betejë historike, Edi Rama po bën çdo gjë për të mashtruar qytetarët. Ka bllokuar debatet, prapë i them hajde në Astir, të dalim para këtyre burrave dhe grave. Po ti je lloji i shpifur i censurës, njëlloj si yt atë që vari në shtyllë poetin e pavdekshëm Havzi Nelën, për vargjet e tij kundër regjimit. Edhe ti ke ndaluar debatet sepse janë të gjitha kundra teje. Nuk del në debat Edi Rama, jo, jo, se si mund të dalësh ti në debat dhe të justifikosh sarajet e tua me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjatë se sarajet e Enver Hoxhës dhe me oborr 4 herë më të madh, 8300 metra.
Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur je autori kryesor i zhdukjes së 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës. Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur u bëre me saraje me 3800 euro të deklaruara në shtet. Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur blen instilacionin 5 milionë euro. 5 milionë euro as perandori japonez nuk e blen, as presidenti amerikan, as kancelari gjerman. Kurse ti e blen me paratë e atyre që i lë pa ilaçe. Me paratë e këtyre fëmijëve që i lë pa shkolla. Me paratë e tyre foshnjave që i lë pa çerdhe.
Prandaj nuk del dot ti këtu. Rri e bën polle dhe stërpolle. Prite pollin e datës 11, qytetarët do të japin ty atë që meriton. 11 është polli i polleve. Njishat e Astirit, njishat e Shqipërisë do të çojnë ty atje ku e meriton. Firmosim fitoren, firmosim ndryshimin. Është radha jonë. Astiri madhështor.
Shqipëria madhështore. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha ai.
berisha
Politike
30 Prill 2025, 21:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Astir u premtoi bizneseve se me ardhjen n&eum...
Politike
30 Prill 2025, 21:10
r.ll
pamje nga momenti
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët në zonën e Astirit n&...
Politike
30 Prill 2025, 20:44
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me pje...
Politike
30 Prill 2025, 20:49
r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveria arsimi do jetë përparësi absolute, ku më...
Politike
30 Prill 2025, 20:29
N.F
Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar së fundmi një postim në "Facebook" në lidhje me zgjedhjet e 11 m...
Politike
30 Prill 2025, 20:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se zona e Astirit është përgjegjësia qyte...
Politike
30 Prill 2025, 20:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në zonën e Ast...
Politike
30 Prill 2025, 19:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullo...
Politike
30 Prill 2025, 18:49
r.ll
albana vokshi
SPANJË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane...
Politike
30 Prill 2025, 18:36
r.ll
pamje nga takimi
SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosov&e...