30 Prill 2025, 13:59
Nga E. D
Lili Sula
TIRANË- Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka denoncuar degradimin dhe rrënimin e universiteteve. Sula në një deklaratë për mediat e ka cilësuar këtë situatë si tradhtinë më të rëndë që qeveria e "Rilindjes" i ka bërë vendit dhe rinisë shqiptare.
Gjithashtu ajo e ka kritikuar ashpër ministrinë e Arsimit për neglizhencën dhe pandjeshmërinë ndaj kërkesave të studentëve, duke sjellë shembullin e programit profesional "Menaxhim Transporti Detar/Tokësor" në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të cilin nuk është njohur asnjë mundësi punësimi.
Mk tej Sula th se pas zgjedhjeve të 11 Majit, kjo situatë do të marrë fund dhe arsimi i lartë do të kthehet në prioritet për Partinë Demokratike.
Deklarata kandidates për deputete dhe drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Të nderuar studentë, prindër dhe qytetarë! Degradimi dhe rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e rëndë që Rilindja i ka bërë vendit dhe ëndrrës së rinisë për arsim, profesion dhe karrierë profesionale!
Rilindja dhe ministria kanë braktisur studentët e pedagogët. Nuk dëgjojnë, nuk trajtojnë dhe nuk reagojnë ndaj halleve, kërkesave dhe denoncimeve të tyre!
Rasti i studentëve të programit me karakter profesional 2 vjeçar ‘Menaxhim Transporti Detar/Tokësor’, që ofrohet në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, përfaqëson më së miri pandjeshmërinë dhe të papërgjegjshmërinë e ministrisë së Arsimit!
Këta studentë, që kanë përfunduar dhe ata që vijojnë studimet, jo vetëm që nuk punësohen, por, diploma e tyre as nuk merret në konsideratë në procedurat e konkurrimit për një vend pune!
Pra, dy vitet e studimit; Dy vitet e shpenzimit financiar hidhen në kosh.
Këta studentë, që prej vitit 2024, kanë denoncuar dhe kanë kërkuar nga ministria e arsimit zgjidhjen e këtij problem. Kërkesa e tyre ka gjetur shurdhërinë e ministrisë.
Shtrohet pyetja: Për çfarë i licencon ministria këto programe, ndërkohë që nuk u njeh diplomën dhe nuk u mundëson punësimin, në tregun e punës?
Ç’ka e bën më të trishtë dhe më flagrant këtë rast, është se programi i studimit është i akredituar. Cila agjenci akreditimi dhe cili model vlerësimi do të akreditonte një program studimi që nuk raporton asnjë student të punësuar?!
Partia Demokratike duke denoncuar këtë rast, i siguron studentët, prindërit dhe pedagogët, që kjo situatë e rëndë në arsimin e lartë merr fund pas zgjedhjeve të 11 Majit!
lili sula
Politike
30 Prill 2025, 13:56
M.B
Sali Berisha
VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullo...
Politike
30 Prill 2025, 13:25
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 7 maj seancën për “Sterilizimin”. Mësohet se...
Politike
30 Prill 2025, 12:38
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë n&eu...
Politike
30 Prill 2025, 12:29
E. D
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën e teknologjis...
Politike
30 Prill 2025, 12:20
M.B
Franc Nuri
TIRANA- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri mori pjesë sot në një konerenc&eum...
Politike
30 Prill 2025, 12:20
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka kërkuar votën e qyt...
Politike
30 Prill 2025, 11:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi dje se kishin mbërritur pak më shum&e...
Politike
29 Prill 2025, 22:31
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme për programin el...
Politike
29 Prill 2025, 21:39
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Tiranës, Klevis Balliu ka folur lidhur me raportin paraprak të...
Politike
29 Prill 2025, 20:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur se ditën e nesërme Partia Popullore Evro...