Aktualitet

I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore/ GJKKO refuzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi 41 biss

Mësohet se vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kësaj të mërkure në orën 10:00.

30 Prill 2025, 13:08 Nga M.B
I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore/
Fran Marashi

TIRANA- Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër 41 biss, ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetor të vitit 2024 me vendim të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja. Mësohet se vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kësaj të mërkure në orën 10:00.

Ai u dënua nga GJKKO muajin e kaluar me burgim të përjetshëm si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë. Ngjarja e rëndë u rigjykua sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. Perveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ishte shprehur se ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri teksa i ka mohuar ato.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

fran marashi

Sondazh

Poll