30 Prill 2025, 11:17
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të Tiranë, konkretisht një apartament dhe dy makina, pasi të ardhurat e tij nuk justifikojnë blerjen e tyre. Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestrua i përkasin personit me iniciale A.Gj., djali i të cili, shtetasi me iniciale I.Gj. është dënuar për akuzën e "Trafikimin e personave të rritur”.
Nga hetimet ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme. Mësohet se i riu në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit "Arrest në burg".
Njoftimi:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.
Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.
Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.
Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:
Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;
Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.
prokuroria
Aktualitet
30 Prill 2025, 11:05
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e 17 prillit ne Lunder, ku u qëllua me bre...
Aktualitet
30 Prill 2025, 10:57
M.B
Viktima dhe autori i dyshuar
VLORA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt më 27 prill n&...
Aktualitet
30 Prill 2025, 10:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë peng një 68-vjeça...
Aktualitet
30 Prill 2025, 10:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të rikt...
Aktualitet
30 Prill 2025, 10:14
M.B
Erlis Mehmeti
TIRANA- Personi në foto është Erlis Mehmeti i arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar aut...
Aktualitet
30 Prill 2025, 09:56
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohen se vodhën me dhunë shtëpinë e ...
Aktualitet
30 Prill 2025, 09:48
M.B
Viktima
VLORA-Erlis Mehmeti është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në V...
Aktualitet
30 Prill 2025, 09:08
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një person që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, ës...
Aktualitet
30 Prill 2025, 08:13
M.B
Autori i dyshuar
VLORA- Personi në foton e mësipërme dyshohet të jetë autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato...
Aktualitet
30 Prill 2025, 08:05
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës komb...