Aktualitet

Pengmarrja në Tiranë/ 68-vjeçari u fut në kurth nga e reja, 32-vjeçarja i kërkoi të takoheshin tek Pazari i Ri

Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me 32-vjeçaren ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Sulejman Sinën. Më pas dyshohet se është nxjerrë në pritë nga Nikoleta Begolli, e cila pas komunikimeve ajo i ka kërkuar që ta takonte në zonën e Pazarit të Ri.

30 Prill 2025, 12:41 Nga E. D
Pengmarrja në Tiranë/ 68-vjeçari u fut në kurth nga e
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga pengmarrja e 68-vjeçarit, Edvar Agalliu. Sipas hetimeve bëhet e ditur se rrëmbimi i tij ka qenë i planifikuar. 68-vjeçari është futur në kurth nga Nikoleta Begolli, partnerja e një prej rrëmbyesve.

Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me 32-vjeçaren ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Sulejman Sinën. Më pas dyshohet se është nxjerrë në pritë nga Nikoleta Begolli, e cila pas komunikimeve ajo i ka kërkuar që ta takonte në zonën e Pazarit të Ri.

Atje e ka pritur Sulejman Sina, vëllai i tij Klinton Sina, si edhe Idajet Mashollari, të cilët e kanë futur me forcë në makinë duke e dërguar në Kakunjë të Tiranës. Gjithashtu 31-vjeçari Sulejman Sina rezulton se më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.

edvar agalliu rrembimim ne tirane

Sondazh

Poll