Aktualitet

Detaje nga atentati në Lundër/ Autorët kishin lëvizur disa ditë me motor në zonë duke studiuar terrenin! Në vendngjarje u gjetën ADN mikse

Gjithashtu sipas grupit hetimor në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si çanta, doreza dhe pinca dhe dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

30 Prill 2025, 11:05 Nga E. D
Detaje nga atentati në Lundër/ Autorët kishin lëvizur
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e 17 prillit ne Lunder, ku u qëllua me brershëri plumbash ndaj një Range Roveri. Sipas raportimeve grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet.

Gjithashtu sipas grupit hetimor në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si çanta, doreza dhe pinca dhe dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin.

atentati ne lunde

Sondazh

Poll