Aktualitet

U dhunua ditën e djeshme në Sarandë, niset drejt Traumës 22-vjeçari, i riu ka marrë dëmtime në kokë

Gjithashtu sipas raportimeve i riu fillimisht ishte dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ndërsa sot u transportua në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës (29 Prill) në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.

30 Prill 2025, 11:57 Nga E. D
U dhunua ditën e djeshme në Sarandë, niset drejt Traumës
foto ilustruese

TIRANË- Orgito Berhama, 22-vjeçari që u dhunua nga dy persona, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Bëhet e ditur se i riu raportohet se ka marrë dëmtime në kokë.

Gjithashtu sipas raportimeve i riu fillimisht ishte dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ndërsa sot u transportua në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës (29 Prill) në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.

Ndërkohë shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i vjetër prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati një përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash. Po ashtu policia në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar një prej të dyshuarve, Andrea Nanai dhe po punohet për kapjen e autorit të dytë.

 

orgito berhama andrea nanai

Sondazh

Poll