Politike

"Jo thjesht për Ballkanin!" Arritjet në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë/ Balluku në Fier: Shqipëria brenda 2030 të jetë forcë eksportuese neto

Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë.

29 Prill 2025, 13:53 Nga M.B
"Jo thjesht për Ballkanin!" Arritjet në prodhimin dhe
Belinda Balluku

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. Balluku tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor.

Gjithashtu Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë. Ajo shtoi se fokusi është që vendi ynë të shërbejnë si nyje thelbësore linjave të transmetimit të energjisë për Evropën.

“Ne kemi një qëllim tonin, një objektiv për të arritur, duam që Shqipëria në vitin 2030 të jetë forcë e eksportit të energjisë neto. Synojmë që Shqipëria të jetë një forcë e qëndrueshmërisë dhe një nyje e rëndësishme e linjave të transmetimit për Evropës, jo thjesht për Ballkanin perëndimor”, tha Balluku gjatë prezantimit.

belinda balluku

Sondazh

Poll