Politike

Votimi elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë/ Celibashi: Pajisjet garantojnë 100% fshehtësi dhe integritet

Sa i takon problematikave të pikasura zgjedhjet vendore të 2023, Celibashi tha se të gjitha lidheshin me sjelljen e operatorëve në Qendrat e Votimit.

29 Prill 2025, 12:25 Nga M.B
Votimi elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat. Celibashi tha se pajisjet për votim dhe numërim elektronik janë pajisje që garantojnë 100% fshehtësinë dhe integritetin e votës. Sa i takon problematikave të pikasura zgjedhjet vendore të 2023, Celibashi tha se të gjitha lidheshin me sjelljen e operatorëve në Qendrat e Votimit.

“Sa i përket funksionalitet të pajisjeve, e kam thënë disa herë, janë pajisje që garantojnë 100% fshehtësinë dhe integritetin e votës. Kushdo që spekulon është duke gënjyer dhe mashtruar. Mendoj që në zgjedhjet e 11 maj nuk do të kemi probleme të cilat u verifikuan në disa qendra votimi në 2023.  Problematikat më së shumti lidheshin vetëm me sjelljen e operatorëve në disa QV. Kemi përmirësuar sistemin e rekrutimit të operatorëve. Po punojmë ndryshe për trajnimin e tyre me qëllim që në ditën e votimit, sjellja e operatorëve teknikë të jetë me atë protokoll të udhëzuar nga KQZ”, tha ai.

kqz

Sondazh

Poll