Politike

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik PEVN

Ndërkohë pas kryerjes së identifikimit biometrik, votuesi me ndihmën e një operatori përgjegjës do të vendoset para pajisjes PEVN, ku do t’i shfaqet fleta e votimit, në të cilën do të respektohet e njëjta procedurë si në fletën fizike.

29 Prill 2025, 11:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik PEVN
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu pajisjet e votimit elektronik do të vendosen në njësinë numër 10 në Tiranë, si edhe në bashkinë e Vorës. 

Ndërkohë pas kryerjes së identifikimit biometrik, votuesi me ndihmën e një operatori përgjegjës do të vendoset para pajisjes PEVN, ku do t’i shfaqet fleta e votimit, në të cilën do të respektohet e njëjta procedurë si në fletën fizike. KQZ më herët ka testuar pajisjet PEI, të cilat bëjnë të mundur identifikimin biometrik për zgjedhësit.

zgjedhjet e 11 majit pevn kqz

Sondazh

Poll