Politike

"Ishte gallatë më vete ishte"/ Qori kometon sondazhet e mediave: Pas 11 majit ne do qeshim me këta që e kanë bërë fytyrën show

Qori me ironi u shpreh se sondazhi ishte gallatë më vete dhe e krahasoi me një telekomedi të vjetër shqiptare që gjith fajin e ka paraja. 

29 Prill 2025, 12:59 Nga E. D
"Ishte gallatë më vete ishte"/ Qori kometon sondazhet e
Arlind Qori

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sondazhin e publikuar mbrëmë nga News 24. Qori me ironi u shpreh se sondazhi ishte gallatë më vete dhe e krahasoi me një telekomedi të vjetër shqiptare që gjith fajin e ka paraja. Më tej Qori e krahasoi sondazhi edhe me personazhin telekomedisë Zeqo Pilafi, doktori që i vdisnin pacientët. 

- Arlind si ka mundësi që sondazhet edhe kur je më lartë të nxjerrin më poshtë?

Qori- E ke fjalën për sondazhin e News 24, gallatë më vete ishte. Në fakt më shkoi mendja tek një telekomedi e vjetër shqiptare, që fajin e ka paraja. Ka qenë një personazh aty Zeqo Pilafi, doktorr nga kta, pse jo doktorrët që shëronin me magji, që i vdiste pacientë e vetë dhe në fund vjen një djalë i vogë dhe thotë doktorit që gjyshi ndroi jetë dhe ti ndro zanat. 

Edhe sonadazhistëve u them ndroni zanat o vllezër sepse po ia huqni në mënyrë qesharake, imagjinoni sondazh ndryshe parti të ndryshme i nxjerri nga 1-11%. 

Për Lëvizjen Bashkë ka konsensu që ta nxjerrin sa më poshtë, madje edhe ta vendosin poshtë partive që nuk kanë asgje për ti thën shoqërisë. Pas 11 majit ne do qeshim me kta që e kanë bërë fytyrën show edhe bëjnë sondazhe të tilla.

arlind qori

Sondazh

Poll