Politike

"Rritje me 10,5 % në krahasim me vitin 2023"/ Prokurori i përgjithshëm raporton në KLP: Gjatë 2024 u ndoqën mbi 61 mijë kallëzime

Gjatë raportimit të tij Çela tha se në vitin 2024 janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese, ose 10,5 % më shumë në krahasim me vitin 2023.

29 Prill 2025, 11:34 Nga I.A
"Rritje me 10,5 % në krahasim me vitin 2023"/ Prokurori i
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në KLP, për punën e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 2024. Gjatë raportimit të tij Çela tha se në vitin 2024 janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese, ose 10,5 % më shumë në krahasim me vitin 2023.

“Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023”, tha Çela.

olsian Çela

Sondazh

Poll