Aktualitet

Grabiste mjete luksi në Elbasan dhe i çmontonte në Durrës, kapet pas 30 minutash ndjekjeje ‘skifteri’, si tentoi t’ja

19 Janar 2020, 14:49 Nga DOSJA
Grabiste mjete luksi në Elbasan dhe i çmontonte në Durrës,

ELBASAN– Një 30-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu me inicialet A.P., vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i dëegonte ato në Durrës për t’i çmontuar. 30-vjeçari u kap tksa po lëvizte në drejtim të Baradasheshit me një automjet që e kishte vjedhur një natë më parë në lagjen “Shënkoll”. Mjeti i vjedhur i llojit “Benz ML”, rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me iniciale E.Ç.

“Skifteri” i automjeteve është ndjekur për më shumë se gjysmë ore nga Policia Rrugore e Elbasanit dhe më pas është vënë në [ranga. I arrestuari dyshohet se në ditët e para të këtij viti ka vjedhur edhe një tjetër automjet të llojit “Benz”, që është në pronësi të personit me iniciale A.M.. Gjithashtu po hetohet edhe për të tjera vjedhje.

Njoftim nga Polcia e Elbasanit: Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore. Vihet në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, 30-vjeçari nga Durrësi. Bllokohet mjeti me të cilin tentoi të largohej, pasi e kishte vjedhur në Elbasan. 30-vjeçari, autor i vjedhjes edhe të një tjetër mjeti në Elbasan, në ditët e para të këtij viti. Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur. Drejtuesi i mjetit, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç. Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti. Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjecari en elbasan durres elbasan vjedhje makinash arrestohet 30-vjecari en elbasan durres elbasan vjedhje makinash

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 11:53

(function(d,s,id,u){ if (d.getElementById(id)) return; var js, sjs = d.getElementsByTagName(s)[0], t = Math.floor(new Date().getTime() / 1000000); ...