Bota

Rikthehet energjia elektrike në disa pjesë të Spanjës/ Presidenti i Këshillit Evropian: Deri tani nuk ka indikacione për ndonjë sulm kibernetik

Operatori kombëtar i rrjetit thotë se do të punojë për rikthimin gradualisht të energjisë elektrike edhe në zona të tjera.

28 Prill 2025, 20:37 Nga r.ll
Rikthehet energjia elektrike në disa pjesë të Spanjës/
foto nga madridi

SPANJË- Operatori spanjoll i energjisë Red Electrica ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zonat ku është rikthyer energjia elektrike. Në disa pjesë të Katalonjës, Aragonit, Vendit Bask, Galicia, Asturias, Navarra, Castile dhe León, Extremadura, Andalucia dhe La Rioja është rikthyer furnizimi me energji elektrike. 

"Tashmë është rikthyer energjia në nënstacione në disa zona," thuhet në deklaratë, për të cilën operatori kombëtar i rrjetit thotë se do të punojë për rikthimin gradualisht të energjisë elektrike edhe në zona të tjera. Më herët, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez konfirmoi se energjia elektrike është rikthyer në disa zona në veri dhe jug të Spanjës, por i kërkoi qytetarëve të vepronin me përgjegjësi në këtë situatë.

Megjithëse shkaku i ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali nuk është ende i qartë, nuk ka indikacione për një sulm kibernetik. Kështu ka deklaruar në një postim në "X", Antonio Costa, president i Këshillit Evropian.

Costa, i cili ishte kryeministër i Portugalisë midis 2015 dhe 2024, tha se foli sot me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrin portugez Luis Montenegro mbi situatën që solli kaos në të dy vendet.

"Operatorët e rrjetit në të dy vendet po punojnë për të gjetur shkakun dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. Në këtë pikë, nuk ka indikacione për ndonjë sulm kibernetik,” shkroi Costa në X.

nderprerja e energjise ne spanje dhe portugali

Sondazh

Poll