Friedrich Merz zbulon emrat që do të jenë "krahu i djathtë" i tij gjatë qeverisjes së Gjermanisë
Merz GJERMANI- Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka njoftuar zyrtarisht se cilët anëtarë t...
Disa nga arrestimet u bënë brenda burgjeve. Ata kishin të bënin me individët që besohet se kanë drejtuar sulmet dhe të cilët janë referuar për t'u marrë në pyetje.
FRANCË- Autoritetet në Francë kanë arrestuar 25 persona në operacionet e kryera në të gjithë vendin në përgjigje të një vale sulmesh të koordinuara në burgje dhe shtëpitë e oficerëve korrektues. Disa nga arrestimet u bënë brenda burgjeve. Ata kishin të bënin me individët që besohet se kanë drejtuar sulmet dhe të cilët janë referuar për t'u marrë në pyetje.
Operacionet u kryen në Paris, Marsejë, Bordo në jug, si dhe në Lion. Ministri francez i Drejtësisë Gérald Darmanin sugjeroi se sulmet ishin vepër e bandave që reagonin ndaj një goditjeje të re të qeverisë ndaj trafikut të drogës. Incidentet më të rënda ndodhën në fillim të këtij muaji gjatë natës, me automjete të djegura dhe dy burgje të shënjestruara me armë zjarri, në ato që Darmanin i përshkroi si sulme terroriste.
Burgjet në Toulon, Aix-en-Provence, Marseille, Valence dhe Nîmes në Francën jugore, si dhe Villepinte dhe Nanterre, pranë Parisit, ishin midis atyre të shënjestruar. Në një nga sulmet më të rënda, persona të armatosur hapën zjarr në portën e burgut La Farlaine në Toulon me një kallashnikov më 15 prill. Që nga 13 prilli, qeveria franceze tha se të paktën 65 sulme kundër burgjeve ose personelit të burgjeve janë regjistruar.
Një grup që pretendon të mbrojë të drejtat e të burgosurve ka marrë përgjegjësinë për sulmet gjatë dy javëve të fundit në një seri postimesh në rrjetin social Telegram. Ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se autorët do të gjykohen dhe ndëshkohen.
Duke komentuar arrestimet, Darmanin tha: "Ne mbetemi të përkushtuar ndaj ligjit dhe demokracisë në luftën tonë të pamëshirshme kundër trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm Bruno Retagio, nga ana e tij, vlerësoi "profesionalizmin e madh" të hetuesve, të cilët "bënë të mundur arritjen e rezultateve në një kohë shumë të shkurtër".
Të dy ministrat kanë premtuar veprime më të ashpra kundër krimit të lidhur me drogën. Dhoma e sipërme dhe e poshtme e parlamentit francez po përgatiten të votojnë këtë javë mbi një projektligj që do të krijojë një zyrë prokurorie speciale, me kompetenca të reja për hetuesit.
Merz GJERMANI- Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka njoftuar zyrtarisht se cilët anëtarë t...
Foto SPANJË- Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi t...
Caroline Levitt SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt ka dhënë një deklaratë&nb...
Besant SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Besant tha të martën se shumë partnerë të mëdhenj tregtarë të...
foto ilustruese BRUKSEL – Evropianët do të bëhen më të varfër nga lufta tregtare që ka ndezur shefi i tarifave t&e...
foto ilustruese KANADA- Kanadezët po shkojnë drejt kutive të votimit për të vendosur për qeverinë e tyre të ardhshm...
Foto HAWAI- Një specie e re vemjesh mishngrënëse, endemike në ishullin Hawai të Oahu, ka fituar pseudonimin "mbledhë...
foto ilustruese SPANJË- Ndërprerje e energjisë elektrike ka prekur kryeqytetin spanjoll, Madrid, si dhe qytete të tjera të më...
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është shprehur se kjo javë do të jetë "shumë kritike" për b...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Spanja, Portugalia dhe Franca janë goditur nga ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike, me skena...