Aktualitet

Ndërtoi hotel pa leje/ Prokuroria e Gjirokastrës: Arrest me burg për ndërtuesin dhe arrest në shtëpi për ekspertin! Sekuestrohet objekti

Sa i përket ekspertit Arjan Dani ai është i dyshuar për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë që justifikonte ndërtimin si punime të brendshme. Ndaj tij është vendosur masa "arrest shtëpie".

28 Prill 2025, 16:28 Nga N.F
Ndërtoi hotel pa leje/ Prokuroria e Gjirokastrës: Arrest me burg
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për Roland Skëndon i cili akuzohet për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori". Sipas njoftimit ndërtuesi ka shkelur vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për pezullimin e punimeve.

Sa i përket ekspertit Arjan Dani ai është i dyshuar për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë që justifikonte ndërtimin si punime të brendshme. Ndaj tij është vendosur masa "arrest shtëpie". Nga hetimet paraprake dyshohet se Skëndo ka ndikuar tek Dani për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. 

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurine nr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.S ka ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë.

prokuroria e gjirokastrës

Sondazh

Poll