Politike

Kreu i Partisë Demokratike pritet me këngë e valle në Kuçovë: O doktor, doktor Berisha! Ore ngrini lart ato dy gishta

Një këngëtar ndezi atmosferën me muzikën e tij popullore dedikuar Berishës. Ai u bën thirrje ndjekësve përmes këngës që të ngrene dy gishtat, simbol i Berishës dhe fitores.

27 Prill 2025, 21:58 Nga N.F
Kreu i Partisë Demokratike pritet me këngë e valle në
Këngëtari

KUÇOVË- Qytetarët e Kuçovës kanë dalë pasditen e sotme në shesh, ku mes brohorimave dhe valëvitjeve të flamurit të PD-së kanë pritur kryedemoktatin, Sali Berisha. Berisha para se të merrte fjalën e tij për të prezantuar programin e PD-së dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhet e 11 majit iu dedikua një këngë e veçantë.

Një këngëtar ndezi atmosferën me muzikën e tij popullore dedikuar Berishës. Ai u bën thirrje ndjekësve përmes këngës që të ngrene dy gishtat, simbol i Berishës dhe fitores. Këngët e ka pritur shumë mirë Berisha teksa e dëgjon me vëmendje dhe i buzëqeshur.

 
 

 

berisha

Sondazh

Poll